Telegrafi

Gruaja që u përdhunua mbi 43 mijë herë, po shëtitë botën për të ndihmuar viktimat e dhunës (Foto)

Karla Jacinto nga Meksika e Shteteve të Bashkuara, që është dhunuar seksualisht më se 43 mijë herë, tani po shëtitë në vende të ndryshme të botës, për të ndihmuar viktimat e dhunës seksuale dhe trafikimit.

Ajo ishte larguar nga familja e saj e çrregullt në moshën 12-vjeçare, pasi një trafikant i kishte ofruar dhurata dhe para, si dhe në përgjithësi një jetë më të mirë, transmeton Telegrafi.

Deri në moshën 16-vjeçare, ajo pretendon se ishte përdhunuar dhjetëra mijëra herë, teksa detyrohej të bënte marrëdhënie me rreth 30 burra në ditë.

Tani 24-vjeçare, ajo po lufton kundër krizës së trafikimit me njerëz, duke treguar se si veprojnë grupet kriminale dhe si mund të vërehet një viktimë që po vuan.

Si pjesë e fushatës së saj, ajo është takuar me Papën Francis në Vatikan, për të diskutuar mundësitë e ndalimit të këtij abuzimi.

“Më kanë rrahur me drunj, kabllo dhe zinxhirë sepse nuk iu bindesha. Ata qeshnin sepse unë qaja, andaj më duhet t’i mbyllja sytë që të mos i shoh”, ka thënë ajo për eksperiencën e hidhur.

Gjatë një operacioni të gjerë për të luftuar trafikimin me njerëz, Jacinto ishte shpëtuar gjatë vitit 2008, së bashku me afro 20 mijë gra që detyroheshin në të njëjtën formë. /Telegrafi/