Një nënë e dy fëmijëve e cila u martua me një pemë thotë se çifti është ende fortë i lidhur – dhe po festojnë Krishtlindjet e tyre të treta së bashku.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Kate Cunningham, 37, e cila e ndryshoi mbiemrin e saj në Elder kur ajo dhe pema e moshuar u martuan në vitin 2019 në Sefton, Merseyside, thotë se dyshja janë “më të dashuruar se kurrë” këtë sezon festiv.
Nëna, e cila punon si kujdestare për djalin e saj autik krahas punës së saj mjedisore, e viziton pemën deri në pesë herë në javë dhe madje e ka zbukuruar atë për Krishtlindje.
Kate u martua me pemën tre vjet më parë në shenjë proteste kundër planeve për të ndërtuar një bypass nëpër parkun e saj lokal në atë kohë. /Telegrafi/