Telegrafi

Gruaja që pretendon se ka “buzët më të mëdha në botë” po përgatitet për ndërhyrjen e 27-të, nuk shqetësohet se mund t’i “shpërthejnë” një ditë

Një grua që pretendon se ka “buzët më të mëdha në botë” po përgatitet për ndërhyrjen e saj të 27-të këto javë gjegjësisht për Krishtlindje.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Andrea Ivanova, 24-vjeçe, nga Bullgaria bëri bujë kur filloi të postonte imazhe të buzëve.

Ivanova ka shpenzuar më shumë se 5,000 funte vetëm në buzët e saj – dhe për momentin ajo nuk e ka në plan të ndalet.

Ajo gjithashtu dëshiron të bëjë një zgjatje të fytyrës dhe një procedurë konturimi në mënyrë që të ndryshojë formën e mjekrës dhe nofullës së saj.

Në një përpjekje për t’u dukur edhe më shumë si kukull, Andrea shpreson të bëjë një operacion të mëtejshëm plastik për të zmadhuar mollëzat e saj.

Pavarësisht se ka marrë kaq shumë injeksione, të cilat kushtojnë rreth 200 funte çdo herë, ajo nuk shqetësohet se mund t’i “shpërthejnë” buzët një ditë. /Telegrafi/