Një grua që pretendon se ka “buzët më të mëdha në botë” po përgatitet për ndërhyrjen e saj të 27-të këto javë gjegjësisht për Krishtlindje.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Andrea Ivanova, 24-vjeçe, nga Bullgaria bëri bujë kur filloi të postonte imazhe të buzëve.
Ivanova ka shpenzuar më shumë se 5,000 funte vetëm në buzët e saj – dhe për momentin ajo nuk e ka në plan të ndalet.
Ajo gjithashtu dëshiron të bëjë një zgjatje të fytyrës dhe një procedurë konturimi në mënyrë që të ndryshojë formën e mjekrës dhe nofullës së saj.
Në një përpjekje për t’u dukur edhe më shumë si kukull, Andrea shpreson të bëjë një operacion të mëtejshëm plastik për të zmadhuar mollëzat e saj.
Pavarësisht se ka marrë kaq shumë injeksione, të cilat kushtojnë rreth 200 funte çdo herë, ajo nuk shqetësohet se mund t’i “shpërthejnë” buzët një ditë. /Telegrafi/