Ndryshe nga njerëzit tjerë, spanjollja 30-vjeçare, Moon Ribas, një artiste avangarde ka një superfuqi që nuk shihet me sy. Ribas ka një magnet të vogël në krah që ia mundëson asaj të ndjejë çdo tërmet që ndodhë në botë, në kohë reale.
Ribas njihet si një cyborg, por të gjitha dridhjet që ndjen ajo i shndërron në vallëzim ose në lëvizje.
E pyetur se përse ka vendosur magnet kur ka mundur të kërcejë edhe pa këtë pajisje, ajo ka thënë se dëshiron t’i ndjen më shumë lëvizjet.
“Unë dua t’i ndjej lëvizjet në mënyrë më të thellë”, ka sqaruar Ribas, një koreografe që studioi lëvizjet në Dartington College në Britani të Madhe, transmeton Koha.net.
“Planetët lëvizin, dridhen dhe lëvizin vazhdimisht. Unë mendova se do të ishte e mrekullueshme që këto lëvizje masive dhe natyrore t’i përkthej në një mënyrë krejtësisht të re”, ka thënë ajo.
Magneti i Ribas merr çdo të dhënë nga një aplikacion iPhone-it që mat aktivitetet sizmike nga monitorët gjeologjik nëpër botë. Ajo tregon se sa më i fortë që është tërmeti aq më e fortë është dridhja që ndjen në iPhone dhe në krahun e saj.