Esther Bejarano, një grua hebreje që mbijetoi në kampin e përqendrimit në Auschwitzit duke luajtur në orkestrën e vajzave, u varros të dielën në Hamburg.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ajo vdiq në moshën 96 vjeçe më 10 korrik në qytetin që ishte shtëpia e saj, aty ku ishte birësuar.
Ajo u varros në Varrezat Hebraike në rrethinën Ohlsdorf pranë burrit të saj, Nissim, i cili vdiq më 1999.
Në funeralin e saj morën pjesë shumë personalitete, përfshirë Kryebashkiakët e Hamburgut, Carola Veit dhe Peter Tschentscher, Sekretarin e Shtetit të Berlinit, Sawsan Chebli dhe aktorin Rolf Becker.
“Esther Bejarano i dha shërbime të jashtëzakonshme shoqërisë sonë civile jo vetëm në Hamburg, por në të gjithë Gjermaninë”, tha Veit gjatë shërbimit të varrimit.
Lufta energjike e Bejarano kundër ekstremizmit të djathtë deri në fund të jetës së saj ishte e admirueshme, tha ajo. /Telegrafi/