Deborah Brown nga Richmond i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), ka fituar lotarinë e Virxhinias 30 herë në një ditë të vetme.
Gruaja kishte blerë 30 bileta me kombinimin 1-0-3-1.
Për investimin e saj prej 30 dollarësh, Brown fitoi 150 mijë dollarë.
“Pothuajse pësova atak në zemër”, tha Brown, shkruan New York Post e transmeton Telegrafi.
Organizatorët e lotarisë së Virxhinias thanë se mundësia e fitimit të Brown ishin 1 në 10000.
Brown tha se mund ta rikonstruktoi shtëpinë e saj, por nuk ka plane të caktuara për atë që do të bëjë me paratë e saj. /Telegrafi/