Bashkëshorti ndiqte me vëmendje ndeshjen, ndërsa bashkëshortja shkruante mesazhe erotike me të dashurin që e kishte regjistruar me emrin Nancy.
Por, dy femra kanë parë me shumë kuriozitet gruan tek shkruante, ndaj kanë filmuar gjithçka. Ato të dyja kishin regjistruar edhe mesazhet më të detajuara.
Në fund të ndeshjes, dy femrat i kanë dhënë një letër më një shënim burrit: “Gruaja po ta dredh me njëfarë Mark Allen. Kontrollo mesazhet te emri Nancy dhe do ta kuptosh”.
Nuk mbeti me kaq, çdo gjë që kishin filmuar e publikuan në rrjetin social “Twitter”, ku një numër i madh përdoruesish shprehën solidaritetin për mashkullin e tradhtuar.