Një video e postuar së fundmi në internet do t’ju lë pa frymë, ku shihet 35-vjeçarja Rita nga India duke qëndruar mbi tre minuta e shtrirë në mes të shinave, për t’i shpëtuar përplasjes së trenit me 38 vagonë që kalonte vetëm disa centimetra mbi kokën e saj.
Rita së bashku me të bijën kishin qëndruar për më shumë së një orë në njërën anën të shinave na Magja Pradesh, duke pritur që treni i gjatë të kalojë në mënyrë që të mund të dalin në anën tjetër të hekurudhës, transmeton Telegrafi.
Por të lodhura nga pritja, ato vendosën të futen mes rrotave, por kur ndodhi kjo treni filloi të lëvizë, dhe në ato momente Rita instinktivisht arriti të shtynë në anën tjetër bijën e saj, dhe u shtri në mes të hekurudhës derisa makineria e hekurt filloi të lëviz me shpejtësi të madh mbi kokën e saj.
E shtrirë më fytyrë për tokë priti derisa treni kaloi, më pas disa njerëz e nxorën nga shinat të cilët e kishin kuptuar se dikush kishte ngecur nën tren.
Por pasi që e mashtroi vdekjen, ajo përqafoi fort bijën e vet dhe filloi të buzëqesh, për faktin që i shpëtoi më të keqes. /Telegrafi/