Naum Toshi, 41-vjeçari gjatë natës së mbrëmshme mbyti dy fëmijët e tij në gjumë dhe më pas vari veten. Marsela Toshi është nëna e dy fëmijëve 4 dhe 6 vjeç të cilët u mbytën në mënyrë makabre nga babai i tyre 41-vjeçar.
24-vjeçarja mësohet se punonte në një klub nate në Korçë dhe për ketë arsye kishin nisur edhe debatet në familje.
Madje, Marsela kishte bere denoncim ne Police se burri nuk e lejonte qe te punonte. Ndërsa vetë bashkëshorti ka treguar në Polici se gruaja e tij largohesh shpesh gjatë natës nga shtëpia.
Motra e 41-vjeçarit nga Korça që mbyti veten dhe vrau dy fëmijët e tij të mitur, ka treguar detajet të tjera mbi ngjarjen makabër.
Motra tregon se çifti kishte pak muaj që ishte kthyer nga Greqia dhe më pas gruaja e braktisi më 17 nëntor.
Naum Toshi kishte lënë një letër në derën e shtëpisë me shënimin: Ngjitur lartë. Ka qenë babai i tij që ka parë skenën e tmerrshme.
Motra e viktimës, Lindita Golka shprehet se Toshi ndodhej vetëm në banesë me dy fëmijët e tij 4 dhe 6 vjeç pasi gruaja e kishte braktisur atë për një burrë tjetër.
Gjithashtu rezulton se 24-vjeçarja punonte si kameriere në një klub nate në Korçë.
Toshi ishte baba vetëm i 4- vjetarit, ndërsa 6- vjeçari ishte nga një lidhje tjetër martesore e gruas së tij.
Çifti ishte i martuar prej gjashtë vitesh dhe muajt e fundit kishin pasur shpesh konflikte. /Telegrafi/