Disa pamje të kamerave të vëzhgimit kanë kapur momentin kur një ‘shpirt djallëzor’ rrëzoi një litër birrë nga bari i një pijetoreje.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pronarja e Pub-it Blue House në Hendon, Sunderland, mbeti e shtangur kur pa këtë gjë, teksa ishte në lokal.
Darla Anderson, 23 vjeçe, tha se tezja e saj ishte pronare e lokalit rreth 20 vjet më parë dhe gjithmonë thoshte se ishte “e përhumbur” në atë kohë.
“Më kujtohet se po shikoja shishen dhe më pas ajo ra, ishim vetëm tre ose katër veta në pijetore në atë kohë, kështu që nuk ka mundësi që dikush ta ketë prekur atë”.
“Unë thjesht nuk mund të gjej ndonjë shpjegim të arsyeshëm se pse ndodhi, të gjithë klientët tanë nuk mund ta besojnë atë”.
Zonja Anderson kontrolloi pamjet e kamerave pas rënies së shishes dhe i postoi në rrjetet e saj sociale. /Telegrafi/