Një burrë është kapur nga kamerat e sigurisë duke vjedhur telefonin nga një grua që po vdiste, pasi ajo u rrëzua në rrugë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, departamenti i Policisë në St. Louis, Missouri, tha se hetimet fillestare tregojnë se gruaja 64-vjeçare ishte për vrapim kur ajo u rrëzua.
Ajo është identifikuar si Jacquelyn “Jackie” Olden, dhe besohet se ka pësuar një sulm në zemër.
Ndërkohë një burrë shihet në pamjet që po qarkullojnë dhe e shikon atë ndërsa ajo shtrihet për tokë.
Recognize anyone in this video or the red van? Detectives need help locating the witness and/or suspect in an incident where an unconscious woman's phone was stolen on 10/18 in the 1200 block of Lynch. Have info? Call a 3rd Dist. Det @ 314-444-2500. More: https://t.co/AIrUGMogPs pic.twitter.com/FEyKpFJOrl
— St. Louis, MO Police (@SLMPD) October 23, 2020
Ai më pas i vodhi telefonin ndërsa ajo po vdiste në rrugë, pas së cilës gjë burri u pa duke hipur në një furgon të kuq dhe duke u larguar.
Shërbimet e urgjencës nxituan në vendin e ngjarjes pasi morën një telefonatë dhe e çuan gruan në një spital, ku ajo fatkeqësisht u shpall e vdekur.
Pas incidentit, zyrtarët kanë arrestuar 35-vjeçarin Brian Davenport. /Telegrafi/