Një grua ka humbur durimin ndaj një droni të një fqinji të saj, duke përdorur edhe armën, vetëm e vetëm për ta bërë atë që të ndalonte së fluturuari.
Gruaja nga Bellevue, Washington, dukej e shqetësuar nga fluturakja që po fluturonte mbi kopshtin e saj dhe ballkon, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Pasi kishte hedhur ato që dukeshin si gurë, ajo ka përdorur armën, duke gjuajtur në ajër për të qëlluar “spiunin ajror”.
Në video, droni fluturon mbi kopshtin e gruas për disa sekonda, para se ajo të shfaqet në ballkon prej nga edhe fillon “luftën” ndaj dronit. /Telegrafi/