Telegrafi

Gruaja përdor reflekset e saj të shpejta për të kapur qenin e saj, që po binte nga rreth 6 metra lartësi

Ky është momenti tronditës kur një grua me reflekse të shpejt kapi qenin e saj ‘të ngjitur’ pasi po binte nga rreth 6 metra lartësi, nga një dritare në katin e sipërm.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kanë qenë kamerat e vëzhgimit që kanë kapur momentin kur gruaja ishte duke biseduar me një montues dritaresh para shtëpisë së saj në Hawkinge, Kent – Angli, kur papritmas vëren diçka.

Duke parë lart, ajo mund të shohë se kafsha ka shtyrë një dritare të banjës dhe është gati të kalojë nëpër të.

Ajo i thotë me shpejtësi burrit që kishte afër: ‘O Zot, …’ dhe hidhet, e gatshme për ta kapur qenin.

Ndërsa qeni bie poshtë, gruaja arrin ta kapë atë vetëm disa centimetra para se ajo të pësonte një “përplasje të fortë”. /Telegrafi/