Një grua në Lindjen e Mesme është zgjuar papritur pasi qëndroi në koma për 28 vite.
Munira Abdulla pësoi dëmtim të rëndë të trurit në një aksident automobilistik në vitin 1991. Makina me të cilën ajo po udhëtonte drejt shtëpisë u përplas nga një autobus.
Abdulla kishte marrë djalin e saj 4-vjeçar, Omar, nga shkolla në Emiratet e Bashkuara Arabe kur ndodhi aksidenti.
Në atë kohë, ajo ishte 32-vjeçe dhe me kalimin e viteve nuk kishte shenja se mund të shërohej.
Por, tani është kthyer në vetëdije dhe gjendja e saj vazhdon të përmirësohet.
Ajo mund të thotë lutje nga Kurani, i tregon njerëzve kur ndjen dhimbje, madje mund ti përgjigjet edhe pyetjeve. /oranews/