Site icon Telegrafi

Gruaja nuk pranon të lëvizë, ndërtohet një autostradë rreth shtëpisë së saj të vogël

Pronarja e një shtëpie të vogël në qytetin kinez Guangzhou është bërë një sensacion në internet, pasi ajo refuzoi t’ia shesë qeverisë kineze shtëpinë e saj të vogël 40 metra katrorë, kështu që qeveria vendosi të ndërtojë një urë rreth shtëpisë.

Siç është raportuar nga MailOnline, pronarja, e njohur si Liang, nuk pranoi të lëvizte sepse qeveria nuk i ofroi asaj një pronë zëvendësimi në një vend ideal. Pra, ajo ishte më shumë se e lumtur pavarësisht pasojave dhe nuk i bëhej vonë për atë që njerëzit e tjerë mendojnë për të.

“Ju mendoni se ky ambient është i varfër, por unë mendoj se është i qetë, çlirues, i këndshëm dhe rehatshëm” – tha ajo, para se të ndërtohej ura.

Zyrtarët qeveritarë raportojnë se marrëveshja për prishje u caktua në vitin 2010 dhe ata më në fund e vendosën atë në vitin 2020, por jo plotësisht ashtu si menduan se do të ishte.

Siç është raportuar, Liang është personi i vetëm nga 47 ekonomitë familjare dhe shtatë kompani që nuk pranuan të marrin kompensimin, edhe pse asaj iu ofruan shumë banesa, si dhe skema të kompensimit të parave të gatshme.

Autoritetet raportojnë se ata do të vazhdojnë të komunikojnë me Liang dhe inxhinierët kanë studiuar çështjet përkatëse të sigurisë para ndërtimit të urës, në mënyrë që të sigurohen se është e sigurt jetesa aje. /Telegrafi/

Exit mobile version