Telegrafi

Gruaja ‘notoi’ bashkë me nipin në shpinë, në mënyrë që të shpëtonte nga përmbytjet e uraganit

Një grua nga Florida tregoi se si përmbytjet nga uragani Sally e detyruan të largohej nga shtëpia së bashku me nipin e saj një vjeçar, të cilin e mbante në shpinë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Ceteria Holley tha se jo u ngjit në majë të tryezës në dhomë, derisa uji përfshiu shtëpinë e saj në Pensacola.

“A do mbijetojmë përgjatë natës, a do të shpëtojmë”, kishte thënë ajo në ato momente.

Holley shpjegoi se rreth orës 7 të mëngjesit uji vazhdoi të ‘vërshonte’ brenda objektit, kështu  u detyrua të largohej nga aty.

Ajo tha se e vetmja rrugëdalje ishte të notonte duke u larguar nga dritarja e pasme e shtëpisë. Kështu, për ta shpëtuar nipin e saj, e moshuara e vendosi vogëlushin në shpinë që të mos mbytej.

“Ne u detyruam të arratisemi nga dritarja e pasme që të shpëtonim, ndërsa notonim pas nesh kishte gjarpërinj të ujit. Isha shumë e frikësuar”, theksoi Holley. /Telegrafi/