Telegrafi

Gruaja ngjyros flokët me akullore, pamjet bëhen virale në rrjetet sociale

Një numër i madh i njerëzve provojnë gjëra të çuditshme dhe i ndajnë me të tjerët në rrjete sociale.

Kësaj liste së fundmi i është shtuar edhe një grua e cila ka përdorur akullore me çokollatë për të ngjyrosur flokët e saj, transmeton Telegrafi.

Në videon e shpërndarë nga Tik Tok Cringe Pop në Instagram, gruaja tregon se për aplikimin e kësaj metode ishte impresionuar nga një tjetër grua.

Megjithatë, ajo u pa e zhgënjyer me flokët e saj pas vendosjes së akullores.

Që kur është shpërndarë, videoja virale ka grumbulluar mbi dy milionë shikime.

Por, ky veprim nuk u prit mirë dhe ka tronditur përdoruesit e rrjeteve sociale.

“Sa budalla mund të jesh ta provosh këtë”, tha njëri nga ta. /Telegrafi/