Telegrafi

Gruaja me ngjyrë tërhiqet në tokë nga tre roje në një stacion treni në Paris – e njëjta ishte shtatëmuajshe shtatzënë

Një grua me ngjyrë – shtatëmuajshe shtatzënë, tërhiqet në tokë nga tre roje hekurudhore në një stacion treni në Paris të Francës.

“Lirojeni, ajo është shtatzënë”, bërtiti partneri i saj, ndërsa oficerët e vendosën atë në tokë, të martën e kaluar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, arrestimi i saj nga agjentët e kompanisë në Francë, ka nxitur reagime në kryeqytet, derisa vendi është në protesta për shkak të brutalitetit të policisë.

Lidhur me këtë rast, oficerët kishin thënë se gruaja i kishte pështyrë ata, dhe e njëjta nuk pranoi të barte maskën, për t’u mbrojtur nga pandemia e coronavirusit. /Telegrafi/