Site icon Telegrafi

Gruaja nga Wisconsin ka një koleksion prej 23,632 artikujsh të karakterit “Winnie the Pooh”

Një grua nga Wisconsin e cila ka mbajtur Rekordin Botëror Guinness për koleksionin më të madh të gjësendeve të Winnie the Pooh që nga viti 2008 tha se koleksioni i saj tani arrin në 23,632 artikuj unikë.

Deb Hoffman nga Waukesha fitoi për herë të parë rekordin në vitin 2008, kur ajo kishte 2,891 gjësende të lidhura me Ariun lodër imagjinar të A.A. Milne dhe rekordi i saj tani është përditësuar nga Rekordet Botërore Guinness pasi organizata konfirmoi se ajo tani ka 23,632 artikuj të ndryshëm.

Shtëpia e Hoffman është e mbushur me gjësende të Pooh, duke përfshirë kafshë pelushi, lodra, veshje, kostume, bizhuteri, piktura me orë dhe shumëçka tjetër, raporton UPI, transmeton Telegrafi.

“Unë jam duke u argëtuar shumë duke mbledhur, duke takuar njerëz, duke bërë gjëra të ndryshme. Djalë, thjesht nuk shoh një fund në horizont,” bëri të ditur Hoffman.

Ajo tha se njohja e rekordit nga organizata e Rekordeve Botërore Guinness dhe shfaqjet e mëparshme në lajme ka bërë që ajo të marrë qindra artikuj nga njerëz të panjohur. “Jam e tronditur dhe e habitur se sa shpesh artikujt nuk janë dublikatë”, shtoi ajo.

Hoffman deklaroi se ajo planifikon të vazhdojë të mbledhë për pjesën tjetër të jetës së saj – dhe madje ka një plan për atë që do të ndodhë më pas. /Telegrafi/

Exit mobile version