Site icon Telegrafi

Gruaja nga Teksasi mbijeton të shtënat nga të cilat ish-burri i saj vrau të dashurin e saj dhe tre fëmijët

Një burrë qëlloi ish-gruan e tij, tre fëmijë dhe të dashurin e saj në një shtëpi të mërkurën në mëngjes në Ponder, Teksas, përpara se ta kthente armën në drejtim të vetes, thanë zyrtarët.

Si pasojë, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, pesë vetë vdiqën – ish-gruaja, e vetmja e mbijetuar, u dërgua në Medical City Denton në gjendje ende të panjohur.

Incidenti është raportuar rreth orës 8:30, si një vjedhje në zhvillim, thuhet në raportin e policisë lokale.

Departamenti i zjarrfikësve kanë treguar se ata janë thirrur në një shtëpi. Më vonë mësuan se disa viktima ishin brenda shtëpisë. /Telegrafi/

Exit mobile version