Banorët në Teksas janë të hutuar nga një krijesë e çuditshme me katër këmbë që u pa teksa “përgjonte” në një oborr të shtëpisë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ata kanë bërë dhe fotografi të kafshës, e cila duket të jetë në madhësinë e një qeni të madh, me bisht të gjatë dhe veshë të mëdhenj.
“Isha brenda dhe shikova në oborr”, ka thënë Tina Kahlig. “Dhe pashë një kafshë pikërisht këtu dhe mendova, ‘Uau, çfarë është ajo?’”.
Krijesa eci nëpër oborrin e saj dhe hëngri disa manaferra në tokë vetëm pak çaste para se të zhdukej.
Ndërkohë, dy veterinerë të një kopshti zoologjik kanë se mund të ishte një qen me probleme të lëkurës. /Telegrafi/