Një burrë është filmuar nga një kamerë e vendosur brenda një veture të parkuar, duke e futur tinëzisht dorën nën fustanin e një femre të cilën e fotografon derisa ajo e habitur bisedon me një burrë tjetër.
Në momentin që ajo ia kthen shpinën ai menjëherë nxjerr telefonin dhe e fut nën fustan për ta fotografuar, dhe kur ajo kthen kokën ai shtiret kinse është duke i telefonuar dikujt, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë ajo largohet pa e ditur se çfarë i kishte ndodhur, megjithatë ky moment nuk i shpëtoi edhe kamerës së vendosur brenda veturës së parkuar.
Pronari i veturës më pas ia ka dorëzuar pamjet policisë së Singaporit, ndërsa viktima e këtij veprimi të shëmtuar pritet të informohet nga policia se çfarë në të vërtetë i kishte ndodhur. /Telegrafi/