Telegrafi

Gruaja nga Sarajeva lutet për ndihmë, para se të digjet për së gjalli (Video, +18)

Pamjet rrëqethëse të një videoje vijnë nga Bosnja, ku shfaqet një apartament i përfshirë nga flaka derisa një grua në tarracë kërkon ndihmë në momentet e fundit të jetës.

Videoja e publikuar në internet ka shokuar opinionin në Bosnje, ku në të shihet gruaja e pashpresë e cila kërkon ndihmë, por që pas disa minutave digjet për së gjalli deri në vdekje, transmeton Telegrafi.

Mjekët kujdestar të Sarajevës, kanë konfirmuar se dy persona kanë humbur jetën pas shpërthimit të një bombole të gazit në një apartament, derisa tetë persona tjerë kanë pësuar lëndime të rëndë trupore. /Telegrafi/