Site icon Telegrafi

Gruaja nga Kuba festoi ditëlindjen e 126

Agjencia kubaneze e lajmeve Prensa Latina njoftoi se De la Candelaria Rodriguez posedon dokumentet nga regjistri civil, në të cilin thuhet se ajo është lindur më 2 shkurt të vitit 1885 në qytetin Ceiba Hueca, ku jeton edhe sot.

Ditëlindjet e saja i përcjellin edhe mediat shtetërore në Kubë, ndërsa miqtë dhe të afërmit shpresojnë se plaka nga Kuba do të pranohet zyrtarisht si gruaja më e vjetër në botë, njofton AP

Të përkujtojmë, se para disa ditësh në moshën 115 ndërroi jetë gruaja më e vjetër në botë Eunice Sanborn nga Teksasi. Pas vdekjes së saj, gruaja më e vjetër në botë u bë amerikania Cooper, e cila është e lindur më 26 gusht të vitit 1896. /Telegrafi/

 

Exit mobile version