Një banore e cila ishte paraqitur si e zhdukur nga Kërçova është gjetur e mbytur në ujërat e lumit Treska, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Gjashtëdhjetë e një vjeçarja I.M nga Kërçova, e cila paraprakisht është paraqitur si e zhdukur, dje rreth orës 10:30 është gjetur e mbytur në ujërat e lumit Treska në afërsi të “Kozhanës” në Kërçovë”, njoftojnë nga MPB.
Trupi i viktimës është nxjerrë nga ujërat e lumit prej një ekipi të Njësitit territorial të zjarrfikësve Kërçovë, ndërsa identitetin e ka konfirmuar bashkëshorti i saj.
Me urdhrin e prokurorit publik ndaj trupit të viktimës do të bëhet obduksion./Telegrafi/