Telegrafi

Gruaja nga Karolina e Veriut fiton xhekpotin e dytë të lotarisë me gjashtë shifra

Një grua nga Karolina e Jugut e ka fituar një çmim prej 100 mijë dollarëve nga një biletë gërvishtëse lotarie.

Kjo është hera e dytë që ajo e fiton një çmim gjashtë-shifror brenda 3 viteve, kur atëherë kishte fituar 150 mijë dollarë.

Nga North Carolina Education Lottery deklaruan se Teressa Williams nga Forest City kishte vizituar Prisha Mart në seksionin rrugor U.S. 74A të Forest City dhe kishte blerë një biletë gërvishtëse me vlerë prej 20 dollarëve, shkruan UPI, përcjell Telegrafi.

Williams më parë kishte vizituar zyrat e lotarisë për të tërhequr çmimin me vlerë prej 150 mijë dollarëve nga një biletë Holiday Luck X50 në nëntorin e vitit 2020.

Teressa tutje nuk zbuloi nëse ajo kishte ndonjë plan të menjëhershëm se ku do t’i shpenzojë ajo paratë e fituara së fundmi. /Telegrafi/