Telegrafi

Gruaja nga Karolina e Veriut filmoi momentin kur shtëpia dhe makina e saj “u lanë” nga ujërat e përmbytjeve, pas stuhisë

Një grua nga Karolina e Veriut filmoi momentin kur shtëpia dhe makina e saj u lanë nga ujërat e përmbytjeve në Karolinën e Veriut, pas Stuhisë Fred.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, katër persona gjetën vdekjen në Haywood County dhe pesë rezultojnë të zhdukur që nga dje, pasi përmbytjet e shpejta shkatërruan zonat rurale të shtetit dhe lanë pas një valë tornadosh dhe rrëshqitje të dheut.

Manna Ndeejay Lynn e bëri videon më 17 gusht nga një kodër e thatë në Canton, Karolina e Veriut, pas përmbytjeve të mëdha që përfshinë Haywood County, duke marrë shtëpinë e Lynn së bashku me të.

Stuhia tropikale Fred po shkon drejt bregut verilindor drejt New England dhe pritet të bëhet një uragan të premten në mbrëmje. Do të jetë uragani i parë që godet New England për 30 vjet.

Në video ajo mund të dëgjohet duke qarë, ndërsa shtëpia dhe vetura shihen duke u larguar. /Telegrafi/