Site icon Telegrafi

Gruaja nga Gana synon rekordin Guinness, këndoi për 126 orë e 52 minuta

Një grua nga Gana po synon të thyejë rekordin Guinness pasi këndoi për 126 orë e 52 minuta.

Afua Asantewaa, njëherësh një sipërmarrëse, nisi sfidën për të kënduar një repertor prej 125 këngësh në prag të Krishtlindjeve dhe përfundoi përpjekjen e saj pesë ditë më vonë, transmeton Telegrafi.

Asaj iu lejua një pushim 5-minutësh çdo orë ose një pushim 20-minutësh çdo katër orë sipas rregullave të rekordeve botërore Guinness.

Ajo u përpoq të thyente rekordin prej 105 orësh, i cili u vendos nga muzikanti indian Sunil Ëaghmare në vitin 2012.

Gruaja nga Gana tani e ka dërguar aplikimin në Guinness. /Telegrafi/

Exit mobile version