Gruaja e cila u sulmua sot nga qentë në Baçishtë të Kërçovës ka arritur që t’u mbijetojë plagëve nga kafshimi i qenve,. Ajo është lëshuar në shtëpi pas ndihmës mjekësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Një ditë më parë, në fshatin e njëjtë, një fëmijë katërvjeçarë nuk arriti që t’u mbijetojë plagëve.
Nga 12 ankesat për sulme të qenve, 50% janë nga Baçishta e Kërçovës. Policia në Ohër bën të ditur se nuk ka pranuar ndonjë ankesë për rastin më të ri, por bën të ditur se nëse ndodhë që qeni ka pronar, atëherë do të paditet pronari, në të kundërtën do të njoftohet komuna për të ndërmarrë masa të mëtutjeshme./Telegrafi/