Një grua nga Arizona ka rënë 30 metra poshtë, ndërsa bënte fotografi në Grykën e Kanionit në SHBA.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Maria A. Salgado Lopez, 59 vjeçe, vdiq të premten pranë qendrës së vizitorëve në South Rim, ndërsa trupi i saj u tërhoq atë ditë.
Bëhet e ditur se e njëjta ishte duke bërë foto me anëtarët e familjes, kur aksidentalisht rrëshqiti nga një parvojë dhe ra.
Incidenti thuhet se ndodhi në perëndim të Mather Point, ndërsa raportohet të jetë edhe rasti i dytë brenda disa javëve. /Telegrafi/