Site icon Telegrafi

Gruaja nga Alberta fiton rekord botëror për dhurimin e gjakut

Një grua 80 vjeçare nga Alberta e cila ka dhuruar gjak rregullisht për afro 6 dekada, ka marrë certifikatën e Rekordit Botëror Guiness për më së shumti gjak të dhuruar nga ndonjë femër.

Nga Rekordet Botërore Guinness thanë se Josephine Michaluk, 80 vjeçare, filloi të dhurojë gjak në moshën 22-vjeçare në vitin 1965 dhe që nga ajo kohë ajo ka dhuruar gjithsej 203 njësi gjaku. Një njësi gjaku është afërsisht e barabartë me afro gjysmë litre.

Michaluk bëri të ditur se ishte motra e saj e cila e bindi atë që të dhurojë gjak, raporton UPI, transmeton Telegrafi.

“Vendosa të bashkohesha me të dhe ky ishte fillimi”, tha ajo për GWR.

Josephine Michaluk, grupi i gjakut i së cilës është O+, tha se i pëlqen të dijë se donacionet e saj po ndihmojnë të tjerët.

“Brenda vetes ndihem për të dhuruar gjak”, tha ajo, duke shtuar: “Unë mund ta ndaj gjakun tim me njerëzit që kanë nevojë për të”. /Telegrafi/

Exit mobile version