Telegrafi

Gruaja në New York ka lindur tre herë binjakë – duke bërë kështu gjashtë fëmijë gjithsej në vetëm pesë vjet

Një grua ka lindur binjakët e saj të tretë radhazi, që do të thotë se në pesë vjet ka lindur gjithsej gjashtë fëmijë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Jolene Mckee, 32-vjeçare dhe burri i saj, Andrew, 33 vjeç, nga Brooklyn, New York, janë një familje me tetë persona, pasi kohët e fundit mirëpritën grupin e tyre të tretë të binjakëve, Aiden dhe Jaiden, të cilët janë tremuajsh.

Nëna thotë se ka qenë e bekuar që ka lindur gjashtë fëmijë nga tre shtatzënitë.

Jolen dhe Andrew tani janë prindër të binjakëve Peyton dhe Paige, pesëvjeçarë, Abigail dhe Andrew, trevjeçarë, dhe të binjakëve të rinj Aiden dhe Jaiden. /Telegrafi/

Jolene dhe Andrew