Site icon Telegrafi

Gruaja në Kuvajt zuri luanin dhe e kapi me duart e saj pasi kafsha ishte arratisur nga një shtëpi dhe kishte shkaktuar panik tek banorët

Pamjet e çuditshme tregojnë momentin kur një grua kapi rastësisht një luan dhe po e mbante me duar rrugëve pasi e gjeti atë duke u endur nëpër një qytet të ngarkuar.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kafsha u arratisë nga një rezidencë private dhe ndonëse është ende e re, duket masive nga videot dhe fotografitë.

Dhe kjo nuk e ndaloi këtë grua në Kuvajt, e cila mori luanin sapo e pa dhe e kapi me duart e saj.

Sipas Arab Times, luani ishte kafshë shtëpiake e një banori vendas dhe ishte arratisur në rrugë përgjatë zonës Sabhiya të Kuwait City.

Sipas raporteve lokale, luani po shkaktonte panik tek banorët vendas dhe policia u alarmua për këtë incident.

Megjithatë, vajza thuhet se e kishte kapur tashmë kafshën përpara se policia të arrinte në vendngjarje.

Disa raporte lokale sugjeruan se vajza dhe babai i saj ishin pronarë të këtij luani. /Telegrafi/

Exit mobile version