Site icon Telegrafi

Gruaja do t’ua lë pasurinë milionëshe kafshëve të saj: Fëmijët nuk më qëndruan afër

Një grua në Kinë thotë se do t’ua lë pasurinë kafshëve të saj shtëpiake, dhe jo fëmijëve – pasi sipas saj këta të fundit nuk i qëndruan afër mjaftueshëm derisa plakej.

Gruaja e cila vjen nga Shanghai, thotë se do t’ua lë kafshëve të saj 2.7 milionë dollarë në testament, transmeton Telegrafi.

Ndonëse shumë njerëz janë të obsesionuar pas kafshëve, por kinezja si duket e ka çuar këtë në nivele shumë ekstreme.

Ajo pretendon se fëmijët e saj e kanë neglizhuar gjatë kësaj periudhe të fundit, derisa shpjegon se kafshët e saj shtëpiake “i kanë qëndruar afër”.

Megjithatë, një klinikë veterinare lokale është emëruar si administrator i trashëgimisë sepse kishte ekzistonin probleme ligjore për t’ua lënë pasurinë kafshëve. /Telegrafi/

Exit mobile version