Site icon Telegrafi

Gruaja në Kinë shpenzon afër 16 mijë dollarë për një befasi që përgatiti për ditëlindjen e qenit të saj

Një grua kineze harxhoi pothuajse 16 mijë dollarë në drone për të festuar ditëlindjen e qenit të saj me një shfaqje ajrore – megjithatë ka ngritur reagimet nga autoritetet lidhur me këtë ‘marifet’.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, gruaja, e cila nuk është identifikuar, mori me qira 520 nga pajisjet fluturuese për formuar mesazhin “Gëzuar 10 vjetorin e lindjes të Doudou”, në qiell mbi lumin Xiangjiang në Changsha.

Dronët më pas fluturuan në formacione që formuan modele të një torte ditëlindjeje.

Gruaja ka harxhuar 100 mijë yuan – rreth 15,700 dollarë për t’i marrë me qira dronët.

Megjithatë ky festim nuk shkoi shumë mirë me autoritetet, të cilët thanë se do të kishin rrëzuar dronët pasi shkelën zonat e ndalim-fluturimit mes ndërtesave shumëkatëshe aty pranë.

Një zyrtar tha se njerëzit duhet të kërkojnë miratimin e policisë përpara se të mobilizojnë fluturimin e dronëve në zonat e banuara. /Telegrafi/

 

Exit mobile version