Telegrafi

Gruaja në karrocë invalidësh, provoi të kontrabandoj kokainë në kuti të produkteve kozmetike

Myrtle McCreath është arrestuar në aeroport, me tu kthyer nga San Paolo i Brazilit, kur qeni nuhatës, ka vërejtur diçka të pazakontë në valixhen e saj.

Në valixhen e gruas, janë gjetur 40 kuti të kremit të duarve dhe pudrës për bebe, të mbushura me kokainë të pastër.

Pesha prej 7.8 kilogramëve kokainë, në tregun e zi do të kapte vlerën e 1.2 milion eurove.

Këtë kokainë, gruaja me nevoja të veçanta, ka dashur t’ia dorëzoj disa kontrabandistëve, me të cilët ishte i lidhur i dashuri saj i ri. /Telegrafi/