Një grua vdiq pasi ra nga një slitë rrotulluese në një park të lojërave në qytetin Oise të Francës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, i gjithë incidenti ndodhi të shtunën pasdite në Parc Saint-Paul, ndërsa lajmi u konfirmua nga autoritetet në Oise.
Gruaja 32 vjeçe, ra pasi frekuentoi slitën e “Formula 1 Coaster”.
Me këtë rast shërbimet e urgjencës u thirrën menjëherë në vendin e ngjarjes, mirëpo nuk ia dolën ta shpëtojnë atë.
Një tjetër incident vdekjeprurës kishte ndodhur në të njëjtën slitë rrotulluese në vitin 2009, tha drejtori i parkut Gilles Campion për CNN.
Atraksioni i “Formula 1 Coaster” është njëri nga 45 “makineritë eksploruese” në park, ndërsa të gjithë njerëzit mbi 1.2 metër gjatësi mund ta frekuentojnë atë. /Telegrafi/