Telegrafi

Gruaja në banjë gjeti një merimangë të madhe, njerëzit tmerrohen nga fotot

Cathy Cox  nga Perth, Australi vuri re një merimangë të madhe në tezgën e saj të dushit.

Ajo e bëri një foto të saj dhe iu drejtua për ndihmë një grupi në Facebook ku njerëzit ndihmojnë përdoruesit për të njohur speciet e merimangës, transmeton Telegrafi.

“Gjeta një merimangë gjahtari në dush, të paktën mendoj. Është e sigurt, por a duhet ta lëviz?” – pyeti Koksi.

“Unë sugjeroj që ta zhvendosni diku ku do të jetë më komode. Nuk mund të imagjinoj asgjë më të tmerrshme sesa të rrëshqasësh nga lagështia dhe të të bie mbi supe ndërsa bën dush”.

“Duket sa madhësia e një topi basketbolli, nuk do të doja ‘e prekni”, komentoi njëri nga ata që e pa atë.

Sidoqoftë, Cox shkroi se trupi i saj është egjatë rreth 4.5 centimetra, gjë që nuk është aq e madhe për këtë lloj merimange.

Ajo e zhvendosi atë në natyrë duke përdorur një kavanoz më të madh. Merimangat gjahtare normalisht gjuajnë edhe minj dhe ato janë të padëmshëm për njerëzit. /Telegrafi/