Telegrafi

Gruaja në ankand shet shtëpinë dhe veten

Deven Traboscia, e shkurorëzuar që tetë vite, i është kthyer internetit me shpresë se do të gjejë burrin e nevojshëm.

Shtëpi në Florida. “Nëse dëshiron të jetësh në botën e ëndrrave dhe të përjetosh dashurinë e vërtetë si prej përrallave, atëherë unë jam grua për ty. Dërgo menjëherë paraqitjen tuaj nëse dëshironi të bëni për vete një grua me prejardhje nga Evropa", thotë ajo në shpallje.

Traboscia thotë se veçmë i është lajmëruar një mashkull i interesuar nga Italia, i cili planifikon që së shpejti t’i vije në vizitë.

Çmimi fillestar në ankand për shtëpinë dhe zonjën së bashku është vetëm 99 centë, mirëpo pritet se mund të arrijë shumën prej 500.000 dollarë.