Një pushuese u kthye për të gjetur se makina që ajo la me një shërbim për klientë rreth aeroportit kishte qindra kilometra më shumë se që e kishte lënë.
Gruaja – emri i së cilës nuk është bërë i ditur – rezervoi një vend parkimi me një shërbim që ajo gabimisht mendoi se ishte e lidhur me Aeroportin e Mançesterit, përcjell Telegrafi.
Pasi kaloi ca kohë jashtë vendit, ajo u kthye për të gjetur qindra kilometra që nuk mund t’i kishte bërë, në matësin e saj të kilometrazhit.
Por kjo pushuese e pafat nuk ishte e para dhe ka pasur gjashtë raporte të veçanta për incidente të ngjashme që përfshijnë firma parkimi, raporton Liverpool Echo.
Këto kompani thuhet se pretendojnë se lidhen me qendrën e ngarkuar të transportit për të mashtruar klientët.
Policia Lokale e Macclesfield, tha: “Ne po shqyrtojmë këto raporte dhe hetimet tona janë në vazhdim. Ne po punojmë ngushtë me ekipin lokal të Standardeve Tregtare për të përcaktuar rrethanat e plota të asaj që ka ndodhur”. /Telegrafi/