Telegrafi

Gruaja ndau në TikTok iluzionin optik që po shkakton konfuzitet te njerëzit edhe pasi tregoi trukun

Një grua që ka ndarë një iluzion optik i ka lënë njerëzit të hutuar –edhe kur ajo zbuloi trukun e saj.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Adeline poston rregullisht “art të pazakontë dhe të çuditshëm” në llogarinë e saj në TikTok @mysweetadeline, por një nga videot e saj më të fundit ka shkaktuar shumë konfuzion.

Në video, Adeline tregon atë që duket të jetë një vizatim i një galerie arti – por ndërsa ajo lëviz kamerën dhoma duket se lëviz.

Qendra e vizatimit që tregon një pikturë në murin e largët duket se zhytet në tryezë dhe ndërsa Adeline lëviz nga e majta në të djathtë, ju mund të shihni më shumë punë në muret e tjera.

Ajo tha se ky fenomen quhet “perspektivë e kundërt”.

Ajo shpjegoi: “Nuk e di për ju, por jam e magjepsur nga iluzionet optike. Sot po luaja me diçka që quhet perspektivë e kundërt dhe bëra një galeri të vogël arti”.

Në fund të videos, Adeline tregon se ‘vizatimi’ është në fakt një strukturë 3D.

Videoja virale tani ka grumbulluar më shumë se 4.7 milionë shikime. /Telegrafi/

@mysweetadelineI’ll post a tutorial soon. ##creative ##fyp ##BetterTogetherChallenge ##illusion ##opticalillusion ##illusionart ##artistsoftiktok ##trick

♬ Stuck in the Middle – Tai Verdes