Telegrafi

Gruaja ndalon dhe kafshon një copë shalqiri në një dyqan të Londrës – largohet nga aty sikur të mos kishte ndodhur asgjë

Ky është momenti revoltues kur një grua kafshoi një shalqi jashtë një shitoreje të frutave në Londër, përpara se të largohet sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Pamjet nga kamerat e sigurisë, të filmuara të hënën, tregojnë gruan duke ecur përgjatë trotuarit përpara se të ecë drejt super-marketit në lindje të Londrës, transmeton Telegrafi.

Më pas ajo qëron një copë të madhe shalqiri e mbuluar me një qese të hollë plastike.

Pa hezituar, ajo kap copën e shalqirit për ta kafshuar dhe pas një momenti ajo largohet nga aty. /Telegrafi/