Mediat lokale në Kuvajt kanë raportuar se një çift u divorcua vetëm tre minuta pasi u martuan. Siç rezulton, nusja u tërhoq gjatë ceremonisë në daljen nga gjykata, vetëm disa minuta pasi lidhën kurorë.
Arsyeja e divorcit ishte sepse burri i saj i ri e quajti atë “budallaqe” para të ftuarve dhe gruaja u zemërua aq shumë sa ajo i kërkoi gjykatësit ta prishë menjëherë martesën dhe t’i shkurorëzojë ata.
Raportohet se gjykatësi pranoi kërkesat e nuses dhe i dha një divorc në të njëjtën gjykatë. Martesa treminutëshe e çiftit, raportohet se është më e shkurtra në histori.
Shumë përdorues në rrjetet sociale uruan ish-nusen për trimërinë e saj dhe shkruan se do të kishin bërë të njëjtën gjë nëse burri i tyre me të cilin sapo ishin kurorëzuar do t’i quante “budallaqe” ose i përqeshnin në çfarëdo forme, veçanërisht përpara dasmorëve.
Ndër të tjera, ata ndanin të njëjtin mendim se nëse një person sillet kështu tre minuta pas kurorëzimit, mund të jetë në gjendje të bëjë shumë më keq pas disa kohësh. /Telegrafi/