Janë publikuar disa pamje në të cilat thuhet se shihet një grua myslimane duke sfiduar një klerik i cili e urdhëron atë të vishet në mënyrë “më modeste”, përkundër faktit se ajo mbante një mbulesë.
Dhe siç thuhet më tej, përcjell Telegrafi, ajo përfundon duke e hequr atë nga koka e saj, pasi kleriku kërcënoi se do ta arrestonte.
Ai i tha asaj: “Vendose mirë hixhabin ose do të të arrestojë” – gjatë incidentit që besohet të jetë regjistruar në Iran.
Sipas mediave, hixhabi në Iran ka qenë i detyrueshëm për 40 vitet e fundit dhe gruaja mund të përballet me burg për atë që bëri. /Telegrafi/
This brave woman challenges a cleric in front of him. The cleric tells her that she’d get arrested because her hijab is not appropriate. She storms off and completely removes her hijab in front of the cleric while standing her ground (With English subtitles)#MyCameraIsMyWeapon pic.twitter.com/IBG6xdM5Hl
— Masih Alinejad ?️ (@AlinejadMasih) August 17, 2018