Judith Porter ka qenë duke e bërë ecjen e mëngjesit pranë lumit në Worcester të Anglisë, kur e ka parë këtë grua të zhveshur, e cila kishte lyer trupin me ngjyrë të bardhë.
Madje, ajo e ka vënë edhe një top të kuq në hundë, me një shprehje të ngrysur në fytyrë dhe ecte ngadalë, transmeton Telegrafi.
Sipas dëshmitares, gruaja ka bërë disa xhiro nëpër rrugë, ka shkuar pranë një kishe por nuk ka hyrë brenda dhe është larguar në drejtim të panjohur.
“Nuk bënte asgjë, vetëm shëtitej në atë formë, por mua më dukej si kloun dhe meqë i kam shumë frikë, nisa të mos ndihëm mirë”, ka thënë Porter, e cila edhe i ka realizuar fotografitë.
Policia ka bërë të ditur se është njoftuar në lidhje me rastin, ndërsa është duke bërë hetime për ta identifikuar atë. /Telegrafi/