Site icon Telegrafi

Gruaja me sjellje bujare, ndaj një burri që pëson krizë nervore

Derisa të gjithë e kanë kthyer kokën dhe janë bërë kinse nuk po e shohin këtë njeri, ka qenë një grua në moshë, që i ka shkuar pranë.

Ajo i ka zgjatur dorën këtij burri, për të cilin nuk dihet se nga çfarë gjendje mentale vuan.

Ai i ka mbajtur dorën gruas për një kohë, e më pas është larguar duke e falënderuar, transmeton Telegrafi.

“Vet jam nënë, e di kur dikush ka nevojë për përkrahje” i ka thënë gruaja, Ehab Taha, i cili e ka plasuar në Facebook, një fotografi nga ky moment.

Kjo sjellje e gruas është bërë shumë e popullarizuar, duke u shpërndarë në internet dhe medie. /Telegrafi/

Exit mobile version