Telegrafi

Gruaja me mbulesë ia tregoi vendin perversit maroken, që preku ku nuk duhet (Video)

Ngjarja ndodhi në një treg në Inezgane të Marokut. Gruaja ishte duke shkuar tek motori i saj, kur papritmas preket nga pas.

Femra e bëshme e mbuluar, që kishte veshur një mantel ngjyrë ulliri, iu përgjigj si duhet perversit, duke e goditur fort në kokë, transmeton Telegrafi.

Xhirimi nga kamerat e sigurisë shfaq burrin që lëviz në mënyrë të pakontrolluar, derisa bie mbi mallrat aty pranë.

Rreth burrit me sjellje perverse mblidhen disa njerëz, teksa gruaja që e goditi vazhdon të bërtasë, mbase duke e sharë dhe treguar të vërtetën. /Telegrafi/