Site icon Telegrafi

Gruaja më e martuar në botë

Linda Wolfe, 68-vjeçare, e cila për herë të parë ishte martuar në moshën 16 vjeçare, pranon se ajo ishte “e varur nga romanca" për të pasur lidhje me dikë.

Martesa më e gjatë e nënës së shtatë fëmijëve ka zgjatur shtatë vite, derisa martesa më e shkurtër vetëm 36 orë, raporton gazeta “Indianapolis Star”.

Zonja Wolfe, nga qyteti Anderson në Indiana, më nuk mund t’i radhit burrat sipas martesave, por i kujtohet se më burri më i mirë ka qenë George Scott, i pari me radhë, martesa me të cilin i kishte zgjatur shtatë vite.

Sipas saj, dashnori më i mirë ishte Jack Gourley, me të cilin ishte martuar madje tri herë.

Edhe pse nuk është në lidhje bashkëshortore 12 vitet e fundit, ajo ka thënë: "Do të martohesha prapë… sepse, e dini, njeriu nganjëherë ndihet i vetmuar".

Exit mobile version