Një grua derisa po priste tramvajin duket se ishte mërzitur duke qëndruar në këmbë, dhe kështu vendosi t’i shfaq në publik aftësitë e saj me top futbolli.
Gruaja e mbuluar ua kishte huazuar disa nxënësve topin të cilët po luanin jo shumë larg nga ajo, dhe kështu la me gojëhapur kalimtarët e rastit, transmeton Telegrafi.
Gruaja e moshuar mosha e të cilët nuk është bërë e ditur, shihet e mbuluar me shami duke pritur tramvajin në Stamboll të Turqisë.
Por këtë ngjarje të pazakontë e ka filmuar me telefon një kalimtar rasti, i cili mbeti i habitur me aftësitë e saj që i kishte për futboll, dhe kështu postoi videon në internet e cila është duke bërë xhiron e botës.
Gruaja që mbante në krah një çantë, gjatë tërë videos shihet duke mbajtur në ajër topin, duke i treguar të gjithëve që jo vetëm meshkujt janë të mirë në futboll. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=9u5e2fhQezw